Projekti televiziv Big Brother VIP Kosova po vazhdon jehonën e tij duke i zbuluar në mënyrë interesante kandidatët e shtëpisë më të famshme në trojet shqipfolëse.
Përmes postimit të fundit në Instagram, audienca e gjerë e këtij formati që në Kosovë po organizohet për të parën herë, kanë mundësinë që t’ia qëllojnë se kush është banori apo banorja e dytë.
“Nuk po hyj single, qe 1 vit e gjysmë jam në lidhje me çikën më të bukur të Prishtinës”.
Disa nga komentuesit u shprehen se mund të jetë Graciano Tagani, disa Robert Berisha e disa të tjerë Dardi i It’s my love.